Po Hetohet Intensivisht Vdekja e Dy Personave në Babimost

Prokurori Ibrahim Berisha, i tha KALLXO.com se vdekja e dy personave- një gruaje dhe një burri në Babimost të Obiliqit është vdekje e dhunshme dhe është duke u hetuar në mënyrë intensive.

Ai shtoi se është herët të flitet për detajet e vdekjes pasi që duhet marrë dhe kompletuar të gjitha raportet për të ardhur në përfundim se pse dhe si ka ndodhur ngjarja.

“Nuk i dimë detajet ende, duhet me i konfirmu të gjitha raportet komplet. Kemi të bëjmë me një vdekje të dhunshme dhe të dyshimtë, hetimet kanë filluar. Jemi në hetim intensiv në lidhje me këtë rast”, tha Berisha.

KALLXO.com shkroi dje për dy persona të gjetur të vdekur në Babimost, duke sjellë fotografi nga vendi i ngjarjes.

http://kallxo.com/dy-qytetare-serbe-gjenden-te-vdekur-afer-obiliqit/

http://kallxo.com/babimost-policia-mban-te-bllokuar-shtepine-ku-u-gjeten-personat-e-vdekur/