Plus 4 Milionë Euro për Renovimin e Stadiumit të Prishtinës

Edhe rreth 4 milionë euro duhet të ndahen në mënyrë që të përfundojë renovimi i plotë i stadiumit të Prishtinës i cili pritet t’i përmbushë kushtet e kërkuara nga FIFA dhe UEFA meqë përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk po mund t’i luajë ndeshjet si vendas në terrenet brenda Kosovës.

NDËRLIDHUR

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi pas takimit me kryetarin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrin kanë diskutuar për një marrëveshje të re trepalëshe ndërmjet Ministrisë, Federatës dhe Komunave të Kosovës për investimin.

“Diskutuam edhe për një marrëveshje të re trepalëshe, që do të jetë në mes të MKRS-së, FFK-së dhe komunave të Kosovës me qëllimin që investimet në vitin 2018 në infrastrukturën sportive, në fushat ndihmëse të futbollit të jenë investime të përbashkët, ne si ministri, federata por jemi të interesuar që t’i involvojmë edhe komunat të cilat janë të gatshme të investojnë në mënyrë që ekipeve tona të ia përmirësojmë infrastrukturën sportive”, tha Ministri Gashi në konferencën e përbashkët me kryetarin Vokrri.

Ai shtoi se kanë diskutuar edhe për çështjen e stadiumit të Prishtinës, ku duhet të bëhen edhe investime shtesë rreth 4 milionë euro e që sipas ministrit shumica e buxhetit është tashmë e ndarë.

“Ne besojmë që prilli ose fillimi i majit do të jetë koha kur stadiumi do të jetë i gatshëm”, tha në mes tjerash ministri.

Gashi tha që vendimi për stadiumin në Drenas, ka ardhur për shkak të kontesteve pronësore me pronat në Bërnicë. Sipas tij, deri në fund të këtij viti do të përfundojnë proceduat e projektit të stadiumit kombëtar që do të ndërtohet në Korreticë të Drenasit.

“Së shpejti do të fillojmë me fizibilitetin, ju e dini që unë kam qenë edhe në një vizitë në Hungari që ka pasur të bëjë me këtë projekt dhe besoj që shumë shpejt do ta kemi përgjigjen nga autoritet hungareze dhe mendoj që sipas kësaj dinamike fundi i vitit do të jetë fillimi i këtij projekti”, tha ministri Gashi

Pas dorëheqjes së trajnerit të përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakit, Kosova ende nuk e ka emëruar ndonjë të ri. I pari i futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri tha se ende nuk kanë vendosur për çështjen e trajnerit të ri.

“Jemi ende në analiza, ndoshta s’po ju pritet shumë, por ne me 24 janar kemi shortin e Ligës së Kombeve dhe pas hedhjes së shortit mund të gjejmë profilin i cili na nevojitet. Ne kemi kohë, nuk kemi ndonjë aktivitet apo grumbullim që duhet të ngutemi”, tha Vokrri.

Vokrri i ka kërkuar ministrit Gashi që të bëjë të mundur që objekti në të cilin është vendosur FFK-ja, ti kalohet në pronësi të vet federatës, pasi që për momentin FFK-ja i paguan qira Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ministri Gashi ka premtuar se së shpejti kjo çështje do të diskutohet edhe në kabinetin qeveritar.

11 Janar 2018 - 16:25

Taulant Osmani 11/01/2018 - 16:25
NDËRVEPRIMI0

Plus 4 Milionë Euro për Renovimin e Stadiumit të Prishtinës

by Taulant Osmani
NA NDIQNI

Send this to a friend