Pllaka përkujtimore mes mbeturinash në Vushtrri

Pllaka Përkujtimore mes Mbeturinash në Vushtrri

Pllaka përkujtimore  e ngritur në kujtim të të rënëve të 22 majit të vitit 1999 e cila është ngritur në afërsi të varrezave të qytetit në Vushtrri shumë herë është e rrethuar nga mbeturinat.

Qytetarët e Vushtrrisë kanë raportuar  në KALLXO.com dhe kanë dërguar disa fotografi ku shihet pllaka përkujtimore e rrethuar me mbeturina.

Komuna e Vushtrrisë ka vendosur një kontejner shumë afër kësaj pllake.

Islam Latifi nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Vushtrri tha se kjo komunë ka kërkuar nga kompania rajonale e pastrimit “Uniteti” që t’i kushtojë më shumë vëmendje asaj hapësire.

“Jemi në dijeni të atij problemi dhe jemi duke e shqyrtuar mundësinë që atë kontejner ta dislokojmë nga ai vend në një vend tjetër. Është komplet një lagje që gjuan mbeturina në atë vend”, tha Latifi për KALLXO.com.

mbeturinat afer pllakes perkujtimore1
Pllaka përkujtimore në Vushtrri mes mbeturinash

Pikërisht ditën kur KALLXO.com ka kontaktuar palët relevante, komuna e Vushtrrisë dhe kompania e pastrimit “Uniteti” kishin vendosur t’i kushtojnë vëmendje asaj hapësire pasi që atë ditë, në atë lokacion bënë homazhe, Kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, zëvendës ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës Kurtan Kajtazi dhe deputetja e Parlamentit nga radhët e PDK-së Xhevahire Izmaku.

pllaka perkujtimore e paastruar
Pllaka përkujtimore e pastruar pas interesimit të KALLXO.com

Foto e pastër