Ministrja Albena Reshitaj - Foto: KALLXO.com

Plani i Ministrisë për Identifikimin e Ndotësve të Ajrit

Dymbëdhjetë ekspertë japonezë pritet të vijnë në Kosovë për të punuar në projektin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që kërkon të identifikojë ndotësit e ajrit në Kosovë dhe masën e ndotjes që ata krijojnë.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj prezantoi projektin që sipas saj paraprin masave konkrete kundër ndotjes së ajrit.

“Kërkesa ime për të pasur të dhëna të sakta të bazuar në hulumtime po konkretizohet. Kam kërkuar nga JAICA japoneze që të na ndihmojnë në realizimin e një hulumtimi të mirëfilltë në të gjithë Kosovën për të identifikuar ndotësit në Republikën e Kosovës”, tha Reshitaj.

Detaje të projektit dha edhe Nezakete Hakaj, shefe e Divizionit të Ndotjes Industriale në MMPH e cila e quajti këtë hulumtim të domosdoshëm.

“Projekti është trevjeçar dhe ka 8 komponente, në këto komponente përveç që e kemi hulumtimin dhe identifikimin e burimeve dhe kjo na i bjen më pas përfundimet për masat që duhet ti marrin ne për zvogëlim të ndotjes”, tha Hakaj.

Përballë Jeta Xharrës lidhur me këtë projekt dhe problematikën e ndotjes në përgjithësi debatojnë edhe Visar Azemi nga KOSID,  dhe Shimizu Masuto  nga Organizata Zhvillimore JICA.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: