Foto-ilustrim

Plagosje me Thikë në Qendër të Prishtinës

Incidenti, të cilin Policia po e trajton si lëndim i rëndë trupor, ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 20:20.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.

Rasti është duke u hetuar.