Ilustrim

Plagosje në Prizren

Një burrë nga Prizreni është plagosur pasi u gjuajt me armë zjarri nga një i dyshuar.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës në Lagjen Arbana.

Sipas raportit ditor, i dyshuari vazhdon të jetë në arrati dhe në kërkim nga policia, ndërkaq viktima e rastit është në trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të plagosjeve.