Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Plagosje në Prishtinë

Një burrë është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar  dje në orët e pasdites.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën ‘Perandodri Dioklecian, në Prishtinë nën dyshimet se ka kryer tentim vrasje.

Në raportin ditor nuk sqarohen motivet e kësaj plagosjeje , ndërkaq i lënduari ka marrë lëndina trupore që u trajtuan në QKUK.

Pas ngjarjes, policia ka kontrolluar vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një gëzhojë plumbi dhe kanë marrë gjithashtu veturën që dyshohet se ka përdorur i arrestuari.

KALLXO.com ka raportuar dje edhe për dy të vrarë në fshatin Jahoc të Gjakovës.

http://kallxo.com/dy-te-vrare-ne-jahoc-te-gjakoves