Foto-ilustrim

Plagosje në Lagjen ‘Marigona’

Një person ka marrë plagë nga armë zjarri në lagjen ‘Marigona’ të Graçanicës sot në mëngjes, konfirmoi Policia e Kosovës.

NDËRLIDHUR

Incidenti ka ndodhur rreth orës 8.

Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur 54 vjeçari P.G ndërsa një 64 vjeçar me inicialet F.F. është arrestuar si i dyshuar.

Policia tha se menjëherë pasi mori informacionin për këtë incident ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë e nevojshme policore të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë tjera për hetimin e vendngjarjes.

I plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur e konfiskuar një armë zjarri, një granatë dore, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

13 Shkurt 2018 - 11:47

Afërdita Fejzullahu 13/02/2018 - 11:47
NDËRVEPRIMI13
Prishtina Insight