Plagosje me Armë Zjarri e Shufra Hekuri në Prishtinë

Policia tha se të premten rreth orës 15:00, ka marrë informacionin se në rrugën “Ndue Përleshi”, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe përleshje fizike mes tre personave, njëri prej të cilëve është plagosur nga arma e zjarrit.

Dy persona të tjerë, njëri 20 vjeç dhe tjetri 41 vjeç, janë lënduar si pasojë e goditjeve me shufra hekuri.

“Afër vendit të ngjarjes kanë qenë tre zyrtarë policorë të cilët pasi kanë dëgjuar të shtënat, kanë reaguar shumë shpejt dhe në vend të ngjarjes dhe kanë arrit të ndalojnë përleshjen duke neutralizuar personat e përfshirë në rast”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha ekipet e nevojshme policore të cilat po punojnë në  për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, tha policia.