Nga BeerFest-i| Foto: KALLXO.com

Plagosja e Sotme e Lidhur me të Shtënat në Beer Fest

Sot në Rrugën “Nazim Gafurri” të Prishtinës u plagos një 15 vjeç, ndërsa policia këtë plagosje e lidh me të shtënat gjatë “BeerFestit” po në Prishtinë më 29 korrik, pas një mosmarrëveshjeje mes disa të miturve.

“Personat e përfshirë në incidentin e sotëm janë po të njëjtit persona të cilët kanë qenë pjesë e incidentit në ‘BeerFest’,” tha zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.

Policia sot arriti ta kapë të dyshuarin për plagosjen e 15 vjeçit në Prishtinë, ndërsa KALLXO.com shkroi për këtë plagosje.

http://kallxo.com/plagoset-nje-15-vjecar-ne-prishtine-identifikohet-dorasi/

Pas të shtënave që ndodhën derisa po zhvillohej “BeerFest-i” në Sheshin “Zahir Pajaziti” më 29 korrik, të pranishmit në festën e birrës filluan të largohen në panik nga të gjitha drejtimet e mundshme, ndërsa 42 persona u lënduan.

http://kallxo.com/qkuk-jep-bilancin-e-lendimeve-ne-beer-fest/

I dyshuari për këto të shtëna u arrestua nga policia më 19 gusht, ndërsa atij më pas iu caktua paraburgimi.

http://kallxo.com/policia-arreston-shkaktarin-e-panikut-ne-beer-fest/

http://kallxo.com/lihet-lire-arrestuari-per-panikun-ne-beer-fest/