Plagoset Teksa Ecte Nëpër Bjeshkën e Deçanit

Një person është plagosur në dorë nga një predhë e kalibrit 7.62 milimetra derisa po lëvizte nëpër bjeshkët e Deçanit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, për këtë rast forcat e rendit i ka njoftuar një i afërm i të plagosurit.

Ai i ka treguar policisë se ishte me nipin e tij dhe disa persona tjerë në bjeshkët e Deçanit, ndërsa pasi kanë dëgjuar të shtëna e kanë parë se nipi i tij ishte plagosur.

Policia bën me dije se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa raportuesi i rastit në polici e ka dorëzuar edhe predhën me të cilën ndodhi plagosja.

Nuk ka ndonjë të dyshuar në lidhje me këtë rast.