Foto-ilustrim

Plagoset Një Person në Pejë

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai tha se viktima është qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas zëdhënësit Xhevat Ibraj, rasti ka ndodhur në Pejë, kurse menjëherë pas incidentit është arrestuar  një i dyshuar.

“I dyshuari është arrestuar menjëherë”, tha Ibraj për KALLXO.com

Kurse, Drejtori i Spitalit Rajonale të Pejës, Skender Dreshaj, tha për KALLXO.com se gjendja e pacientit është jashtë rrezikut për jetë.

Dreshaj tha se viktima është pranuar në Emergjencën e Spitalit të Pejës mbrëmë rreth orës 19:20.

“Një person i plagosur me armë zjarri në gjurin e këmbës së djathtë është pranuar mbrëmë në emergjencën e Pejës. Ai tani është pranuar në repartin e ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor,” tha Dreshaj për KALLXO.com.

Incidenti i mbrëmshëm vjen pas një periudhe relativisht të gjatë qetësie në qytetin e Pejës.

Dy javë më parë, kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe komandanti i stacionit policor në Pejë, Ndue Nikolla, e kishin vlerësuar Pejën si “qytetin më të sigurt në Kosovë”.

http://kallxo.com/peja-lavderohet-sigurine/