Sulm terrorist në Barcelonë - Foto: Rtv21

Plagoset një Person në Kërkim të të Dyshuarit për Sulmin në Barcelonë

Në hetim të të dyshuarit kryesor për sulmin në Barcelonë të enjten e kaluar, policia ka qëlluar një njeri në zonën perëndimore të qytetit që dukej se kishte veshur një rrip me eksploziv, thonë mediat spanjolle.

Plagosja raportohet se ndodhi në një rrugë në Subirats.

Më herët, policia konfirmoi se ishin në kërkim për Younes Abouyaaqoub, 22 vjeçar, që dyshohet se ka vozitur një kamion në dhjetra persona në Las Ramblas.

Policia nuk ka konfirmuar nëse personi i qëlluar me armë është Abouyaaqoub.

http://kallxo.com/sulm-terrorist-ne-barcelone/