Foto: Ilustrim

Plagos një Person, i Dyshuari në Arrati

Policia ka njoftuar se të shtunën një person është qëlluar me armë zjarri, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Në raportin ditor të policisë thuhet se të shtunën rreth orës 23:10, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë një person është qëlluar me armë zjarri.

Në raport nuk jepen detaje se përse ka ardhur deri tek të shtënat me armë.

Personi i lënduar është nën përkujdesjen e policisë ndërsa i dyshuari gjendet nën arrati. Sipas raportit rasti është duke u hetuar.