Video:Pikëpyetjet e Nait Hasanit për Votën e Demarkacionit

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, nuk e ka qartësuar qëndrimin e tij për demarkacionin.

Në fjalimin e tij gjatë debatit për këtë çështje në Kuvend, Hasani kritikoi klasën politike në vend, ndërsa nuk u shpreh qartë nëse ka ndryshuar qëndrim nga qëndrimi i tij i mëparshëm kundër marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

“Unë nuk pajtohem me demarkacionin por do të jem në shërbim të qytetarëve dhe votuesve të mi që të kenë një jetë më të mirë”, tha Hasani.

“Klasa politike ka luajtur me mendjemadhësi me këtë çështje. Kuvendi ka mundësitë bëjë veprim politik dhe ta gjejë konsensusin”.

“Logjika e sotme politike tregon se Kosova është në krizë të identitetit shtetëror dhe partneritetit me miqtë ndërkombëtar. Sot Kosova nuk ka politikë të veten, por politikë gazetareske dhe të portaleve duke u gjuajtur me kunxha”.

“Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik. Me liberalizim nuk ka zhvillim ekonomik”, tha ai.