Petrit Sinani, AKR, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Petrit Sinani: Qeveritë e Deritanishme në Drenas kanë Qenë Jofunksionale

Kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, Petrit Sinani, tha se do t’ua paraqesë qytetarëve të kësaj komune një program “të thjeshtë dhe praktik” për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sinani tha se qeveritë e deritanishme lokale në këtë komunë kanë qenë “jofunksionale” prandaj, sipas tij, edhe kërkesat e qytetarëve janë gjithnjë e në rritje.

“Ne qytetarit do t’ia paraqesim një program që është i thjeshtë e praktik, i zbatueshëm e i kuptueshëm në mënyrë që të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh bindjet partiake, të jenë pjesëmarrës në të gjitha proceset dhe bashkërisht ta ndërtojmë qytetin tonë”, tha Sinani në Debat Pernime të moderuar nga Jeta Xharra.

“Plani i AKR-së do të jetë i koncentruar në zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi e mirëqenie sociale, bujqësi, ambient, urbanizëm, qeverisje të mirë, rini, kulturë e sport”, tha ai.

“Shkalla e lartë e papunësisë në Drenas, sidomos e moshës rinore, na çon detyrimisht në një varfëri e cila është e theksuar dhe kjo ka bërë që AKR të merret seriozisht me këtë fakt”, shtoi Sinani.

Debatin e plotë për Drenasin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: