Foto-ilustrim – Foto: Policia

Pesë Vjet Burg për Trafikim me Narkotikë (VIDEO)

I dënuari kishte transportuar 257.8 kilogramë drogë më ndihmën e ekskavatorëve dhe mjeteve të tjera.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor personin me iniciale B.S., i cili dyshohej për shitblerje dhe transport të narkotivëve dhe jo vetëm.

Të akuzuarit i janë shqiptuar pesë vjet burg duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit si dhe një gjobë në shumë prej 5 mijë euro.

Sipas gjykatës, B.S. kishe vepruar së bashku me një grup të dënuarish tjerë në vitin 2012 me inicialet R.U., SH.G., F.D., F.L., I.T., R.T., R.Q. dhe H.Z.

“B.S. kishte  siguruar një ekskavator me qëllim të transportimit të substancës narkotike dhe sasinë e narkotikut në peshë prej 257.8 kg, të cilin e kishin vendosur në gomat e ekskavatorit ku substancën narkotike të paketuar në pjesë të ndara, në qese të najlonit e kanë vendosur në brendinë e gomave, pastaj ekskavatorin e ngarkojnë në një kamion të tipit Mercedes me ngjyrë të gjelbër”, thuhet në aktgjykim.

Këta të dyshuar ishin kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës më 12.07.2012, në pikën kufitare në Merdar, ku është ndaluar dhe kontrolluar, ku është gjetur narkotiku.

B.S. u dënua për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapike.

Pala ka të drejtë ankese  në Gjykatën e Apelit të Kosovës .