Foto: Ilustrim

Pesë të Arrestuar për Posedim të Substancave Narkotike

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dje rreth orës 18:50 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë gjatë kontrollit të policisë në veturën në të cilën po udhëtonin dy persona janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë narkotike.

Në raport thuhet se në po të njëjtën rrugë rreth orës 20:52, janë arrestuar edhe  tre persona të tjerë pasi gjatë kontrollit të policisë te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marijuanë, dy mulli për marijuanë dhe dy thika.

Të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rastet po vazhdojnë në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të gjetjes së marijuanës.