Foto: Arkiv

Pesë të Arrestuar për Kontrabandë me Barna

Policia e Kosovës ka arrestuar personat me inicialet A.M, E.R, S.I, D.A, A.A gjatë një aksioni të Policisë kufitare në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin Shëndetësor.

Sipas policisë, gjatë  bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e barnave të pa kontrolluara dhe të pa verifikuara me prejardhje kryesisht nga Serbia, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara në Kosovë.

Aksioni ka qenë i shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajt dhe të Gjilanit, duke përfshirë 18 lokacione të ndryshme.

Këta persona, dy prej tyre punonjës së shëndetësisë në mënyrë të organizuar dyshohet se kanë bërë kontrabandimin e këtyre barnave.

“Këta persona dyshohet se  në  mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar  buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar  shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave  të detyrueshme doganore” si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë  mjekësore dhe farmaceutike “, njofton Policia e Kosovës”.