Foto-ilustrim

Pesë Persona të Lënduar në Aksident Trafiku 

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë.

Aksidenti ndodhi dje në rrugën “Nazmi Gafurri” në Prishtinë.

Në raportin ditor të policisë thuhet se në këtë aksident kanë mbetur pesë persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit , rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.