Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - Foto: KALLXO.com

Pesë Dështimet e Kosovës Sipas Atifete Jahjagës

Presidentja e parë grua në Europën Juglindore, e cila drejtoi Kosovën për pesë vjet, tregoi elementet që ajo konsideron dështim të shtetit 10 vjeçar.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Jahjaga përmendi disa nga çështjet që sipas saj institucionet kanë arritur t’i plotësojnë për zhvillim të vendit.

“Kemi dështuar pikë së pari të distancohemi nga korrupsioni dhe krimi i organizuar… Kemi krijuar një sistem të klientelizmit dhe të nepotizmit. Kemi dështuar të investojmë në dy shtylla të qëndrueshmërisë që janë arsimi dhe shëndetësia. Dështim tjetër është edhe izolimi ndërkombëtar… Moskrijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe mossqarimi i perspektivës së shtetit tonë”, tha Jahjaga.

Në këtë intervistë Jahjaga flet po ashtu edhe për sukseset e shtetit sipas saj gjatë dhe pas përfundimit të mandatit të saj.

Përballë Jeta Xharrës, Jahjaga  po ashtu flet për disa nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë si Presidente dhe detaje të pazbuluara më parë të kohës sa ishte në udhëheqje.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: