Përzgjidhen Kryetarët e Gjykatave të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka përmbyllur sot procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar të gjykatave të Kosovës.

Përveç Afërdita Bytyqit, e cila do ta udhëheqë Gjykatën Themelore të Prishtinës, në krye të Gjykatës së Ferizajt edhe për një mandat do të jetë Bashkim Hyseni.

Ndërsa, Kreshnik Radoniqi do të jetë kryetar i ri i Gjykatës Themelore të Pejës.

Sa i përket Gjykatës së Prizrenit atë do ta drejtojë kryetari aktual i saj, Ymer Hoxha.Edhe Gjykatën Themelore të Gjakovës do ta udhëheqë kryetari aktual Vaton Durguti.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

KALLXO.com na vazhdimësi ka raportuar për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar të gjykatave.

Ndërsa, ende nuk është vendosur se kush do të jetë kryetar i Gjykatës së Apelit dhe i Gjykatës Themelore të Gjilanit.

http://kallxo.com/kandidate-mase-qortimi-ne-garen-per-kryetare-te-gjykatave/

http://kallxo.com/publikohet-lista-e-kandidateve-per-kryetare-te-gjykatave-ne-kosove/

http://kallxo.com/shpallet-konkurs-per-kryetare-te-gjykatave/