Foto: Ilustrim

Personi me të Meta Mendore Sulmon me Thikë Policët

Dy zyrtarët policorë ishin duke intervenuar në një rast, ku i dyshuari në fjalë kishte ndezur një zjarr afër shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës në rr. “Fan Noli”, në Gjakovë.

Pasi nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, i dyshuari ka marrë një thikë buke dhe i ka sulmuar ata.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti po cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar.