Spreji | Foto: Atdhe MUlla

Personi me Sprej në Dorë Lejohet të Votojë

Edhe pse ishte konstatuar se ka sprej në dorë, një person ka votuar në vendvotimin 0604 C të vendosur në Shkollën “Martin Camaj” të Gurrakocit të Istogut.

Në fillim ky person nuk u lejua të votojë nga menaxherja e vendvotimit Mimoza Kabashi, por më pas kur erdhën edhe anëtarët e KQZ-së, atij iu kontrollua edhe një herë dora.

Pas kontrollit të dytë ky person u lejua të votojë. Ai u arsyetua se spreji i ishte bartur nga dora e një personi tjetër, me të cilin ishte përshëndetur me shtrëngim duarsh.

Një komisioner nuk u lejua sot të votojë në Vushtrri pasi u konstatua se ka sprej në gishta, ndërsa në Ferizaj u pamundësua votimi i një personi i cili në gishta kishte gjurmë të dritës fluoreshente.

http://kallxo.com/nuk-lejohet-te-votoje-komisioneri-sprej-ne-gishta/

http://kallxo.com/nuk-lejohet-te-votoje-komisioneri-sprej-ne-gishta/