Përplasje ‘Profesionale’ mes Tomë Gashit dhe Prokurorit

Në seancën ku katër aktivistë të Vetëvendosjes po gjykohen për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ka pasur një përplasje verbale mes prokurorit të Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami dhe avokatit Tomë Gashi,

Tensioni nisi kur prokurori Islami filloi të komentojë kërkesën për hedhje të aktakuzës të paraqitur nga avokati Gashi. Islami tha se Tomë Gashi disa herë ka përmendur në kërkesën e tij se prokurori e ka bërë kallëzimin në këtë çështje penale.

“S’e di prej kurshit ka filluar (prokurori) që të ngritë kallëzime penale? Prej cilës kohë? Prej djeshit, pardjeshit apo prej kur?“, tha Islami.

Kësaj thënie të Islamit iu përgjigj avokati Gashi, i cili tha se prokurori e ka ngatërruar veten e tij me të.

“Sa i përket dijes apo mosdijes juridike ndoshta prokurori e ka ngatërruar veten e tij me mua. Ju e patë që prokurori faktikisht është duke e keqpërdorë pozitën e tij, prej mosdijes e bën, kinse unë në kërkesën time për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave e kam konsideruar si provë kallëzimin penal, gjë që s’është e vërtetë. Unë e çmoj prokurorin si njeri por jo si profesionist”, tha Gashi.

Ndaj këtij deklarimi të avokatit reagoi edhe një herë prokurori Islami.

Ai e quajti ‘mëkat’ të vlerësohet nga Tomë Gashi.

“Në tre vende avokati i nderuar që më ka vlerësuar mua si profesionist, dua ta lexoj këtë që opinioni të mos mashtrohet sepse ai po më vlerëson mua dhe nëse ai ka mbet me më vlerësu mua, mua s’më nevojitet asgjë, mua më vlerëson puna ime, ti me m’vlerësu mua për profesionalizëm është mëkat”, tha Islami.

http://kallxo.com/frasher-krasniqi-prokuroria-falsifikoi-pergjimin/

http://kallxo.com/mbeten-ne-arrest-shtepiak-aktivistet-e-lvv-se/