Raportohet Përmirësim në Shëndetin e Isa Mustafës

Njerëz që po i rrinë afër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, gjatë trajtimit të tij mjekësor në Gjermani, thonë se shëndeti i tij po përmirësohet.

KALLXO.com ka kontaktuar me njerëz të afërt të ish Kryeministrit të cilët kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e tij është më e mire se që ishte.

“Ata kanë konfirmuar që rikuperimi shëndetësorë i Isa Mustafës është duke ecur më mirë se që është pritur. Ushtrimet fizioterapike kanë dhënë rezultatet e para”, tha për KALLXO.com një burim i afërt me kryetarin e LDK-së.

Mustafa ka nisur trajtimin në Gjermani pas disa ditë qëndrimi në një spital në Kosovë.