Përmbysje e Rezultatit te Kandidatët për Kllokot

Procesi i numërimit të votave me kusht dhe me postë shkaktoi ndryshim te renditja e kandidatëve për Komunën e Kllokotit.

Derisa sipas rezultateve preliminare të shpallura nga KQZ-ja për këtë komunë, pa votat me kusht dhe me postë, Strahinja Spasiq i Listës Serbe printe, votat e numëruara sot i dhanë epërsinë Bojan Dejanoviqit kandidatit të Iniciativës Qytetare Kllokot- Vrbovac.

Dallimi mes Spasiqit e Dejanoviqit, sipas rezultateve të KQZ-së ishte vetëm 10 vota, ndërsa sot Dejanoviq mori më shumë vota se ky dallim.

Raporti aktual nga QNR | Foto: Kallxo.com