Përmbyllet Testi i Maturës 2017

Sot ka përfunduar pjesa e dytë e Testit të Maturës për afatin e gushtit.

Rreth katër mijë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të Kosovës i janë nënshtuar pjesës së fundit të maturës shtetërore për këtë vit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar rreth mbarëvajtjes së testit.

“Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.Sipas KShM-së, edhe pjesa e dytë e Provimi të Maturës (afati i gushtit) ka shkuar konform rregullave ligjore, duke bërë që procesi të zhvillohet pa ndonjë problem dhe çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve”, thuhet në njoftimin e MAShT.

Minstria gjithashtu ka njoftuar se rezultatet e këtij testi pritet të bëhen publike më 7 shtator.