Gjykata e Apelit, Prishtinë | Foto: Kallxo.com

Përmbaruesi Akuzon Administratën e Apelit për Mosrespektim të Orarit

Prandaj, Kastrati është kthyer nga Prishtina në Gjilan pa kryer punë.

“Në 15:40 kam arritur, ata s’ kanë qenë në punë të veta. Më së largu në 15:45 kam komunikuar me sigurimin brenda në Gjykatën e Apelit. Kam kërkuar të takohem me ndokënd në administratë pasi që kam pasur të dorëzoj një lëndë me ankesë. 3 sekonda punë kam pasur”, tha Kastrati për KALLXO.com.

Ndonëse stafi administrativ parashihet që të punojë deri në orën 16:00, Kastrati tha se 20 minuta para se të përfundojë orari i rregullt, askush nga ky staf nuk ka qenë në zyra.

“Nuk ka qenë askush në vend të punës. Sigurimi ka hy derë më derë për 5 minuta që së paku një asistent administrativ me e gjetë, vetëm sa me ma pranu lëndën pasi që nuk ka dashtë me më kthy pasi që kam ardhë prej Gjilanit”, shtoi Kastrati.

Lidhur me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar me zëvendëskryetarin e Gjykatës së Apelit, Hashim Qollakun, i cili tha se Gjykata ka qenë e hapur për palë deri në orën 16:00 edhe në ditën e sotme.

“Gjykata ka qenë hapur deri në orën 16:00, jo i sigurt, por jam më se i sigurt për këtë. Ne nuk e refuzojmë asnjë palë deri në orën 16:00. Le të vjen ai nesër tek unë”, tha Qollaku.

Në shkurt të këtij viti, në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, para se Gjykata Kushtetuese të kthente në zero procesin e përzgjedhjes së tij si kryetar i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala kishte thënë se një nga tri prioritetet e tij kryesore do të jetë disiplina.

“Për një kohë të gjatë nuk ka pasë disiplinë. Ardhja dhe dalja nga Pallati kanë qenë të pakontrolluara. Tani ka përfundu ajo procedurë, tash të gjithë vijnë në ora 8:00 siç e parasheh ligji dhe mbaron orari i punës në orën 16:00”, kishte thënë Shala për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Gjatë ditës së sotme, Hasan Shala është emëruar përsëri kryetar i Gjykatës së Apelit për një mandat 4 vjeçar.

http://kallxo.com/hasan-shala-zgjidhet-ne-krye-te-gjykates-se-apelit/