Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Përleshen Nusja e Vjehrra në Malishevë

Sipas raportit të përditshëm të policisë, dy gra që me vete janë nuse e vjehërr janë përleshur mbrëmë në Malishevë.

“Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me vjehrrën e saj-të dyshuarën janë përleshur fizikisht me ç’rast të njëjtat kanë pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF Malishevë”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se nuk ka të arrestuar për këtë rast.

Në mars të këtij viti, policia bëri të ditur se në Suharekë një grua është rrahur nga burri dhe vjehrri i saj.

http://kallxo.com/burri-e-vjehrri-e-rrahin-nusen/