Foto: Ilustrim

Përleshen Fizikisht Dy Familje në Ferizaj

Së paku gjashtë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pas një përleshjeje fizike mes dy familjesh në Ferizaj.

Sipas Policisë, rrahja ka ndodhur dje në rr. “Naim Beka”, rreth orës 16:00.

Në raportin e vet të përditshëm Policia njofton se përleshja fizike ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.