Njëri nga të dyshuariit për vrasjen e Aulon Zekës

Përfundon Seanca e Gjykimit për Vrasjen e Aulon Zekës

Para pak minutave në Gjykatën Themelore të Prishtinës në Departamentin për të Mitur ka përfunduar seanca fillestar ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës, të dy të mitur.

Avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa tha se prokuroria ka prova të mjaftueshme dhe të fuqishme që flasin se vrasja është kryer me dashje, paramendim  dhe se të dyshuarit kanë provuar t’i fshehin provat pas kryerjes së veprës.

Musa nuk ka dashur të tregojë se si janë deklaruar të dyshuarit lidhur me pretendimet e prokurorisë, ndërsa KALLXO.com nuk ka mundur të kontaktojë me avokatin Arianit Koci që mbron njërin nga të dyshuarit.

I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet, ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

Gjatë seancës së shqyrtimit kryesor, avokati mbrojtës i të dyshuarit G.H është tërhequr nga mbrojtja e të miturit.

Për këtë arsye Gjykata ka lajmëruar përfaqësuesit se nëse deri me datën 11 dhjetor  nuk do të caktojë mbrojtës, atëherë Gjykata do ta caktojë mbrojtjen sipas detyrës zyrtare.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 15 dhjetor në orën 9.

http://kallxo.com/gjendet-arma-te-cilen-dyshohet-se-u-vra-auloni/