Foto: Arkiv

Përfundon Pjesa e Dytë e Testit të Maturës

Pas përfundimit të pjesës së dytë të testit të maturës, Komisioni Shtetëror i Maturës konstatoi rënie të përpjekjeve për të kopjuar.

“Sikur edhe në pjesën e parë të Provimit të Maturës, e cila u mbajt më 14 qershor, KShM thekson se edhe në këtë pjesë, tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë shumë më të pakta se në të kaluarën”, thuhet në komunikatën e komisionit.

Komisioni tregoi se do të merren masa ndaj atyre që tentuan shpërndarjen në rrjetet sociale të testit, ose kopjimin.

“Edhe në rastet kur ka pasur tentime të tilla, janë identifikuar dhe raportuar dhe ndaj tyre do të merren masat që i përcakton ligji”, shpjegohet në komunikatë.

Pjesa e dytë e testit të maturës të cilit iu nënshtruan 25 mijë maturantë u zhvillua në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij u angazhuan 2100 administrues dhe 600 komisionerë.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore do të publikohen më 3 korrik.

KALLXO.com e monitoroi testin e maturës për tre vjet- nga 2014-ta në vitin 2016.

http://kallxo.com/livetesti-matures-afati-dyte/

http://kallxo.com/perfundon-testi-i-matures/

http://kallxo.com/perfundoi-testi-i-matures-1/