Shuarja e zjarrit në "Dardani" | Foto: KALLXO.ccom

Përfshihen nga Zjarri Disa Baraka në “Dardani”

Zjarri shpërtheu sot në disa baraka të lagjes “Dardania” në Prishtinë, por fatmirësisht sipas policisë nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për KALLXO.com se përpos dëmeve materiale nuk kanë informacion për ndonjë person të lënduar.

Borovci nuk dha shumë informacione për zjarrin me arsyetimin se gjatë ditës policia do të japë informata shtesë.

“Rreth orës 10:00 policia ka marrë informacion për një zjarr në Lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. Së bashku me policinë janë edhe zjarrfikësit. Deri me tani kemi kaq informacione por me kohën ju njoftojmë për detaje shtesë”, tha Borovci.

Zjarri u ndal pas reagimit të zjarrfikësve.

Më 21 shkurt KALLXO.com shkroi për një zjarr tjetër që shpërtheu në Prishtinë, duke dëmtuar 11 makina të parkuara.

http://kallxo.com/zjarri-perfshin-11-makina-ne-prishtine/