Foto ilustruese: Pixabay

Për tri vjet, shpenzimet për paga u rritën për 24.4 milionë euro

Rreth 1.6 milion euro çdo ditë të vitit i bie që shpenzohen për paga të zyrtarëve shtetërorë. Përderisa në baza vjetore shpenzohen më shumë se gjysmë miliard euro.

Shpenzimet për paga shënuan trend të rritjes në tri vitet e fundit.

Në vitin 2017 janë paguar jo më pak se 550 milionë e 749 mijë euro për pagat e të punësuarve që paguhen nga Buxheti i Kosovës.

Sipas të njëjtit raport, në vitin 2016 për këtë kategori të shpenzimeve, u shpenzuan 544 milionë e 831 mijë euro.

Në anën tjetër, në vitin 2015, ishte një vlerë më e ulët se e dy viteve të  mëvonshme.

Në 2015-ën për pagat e punonjësve shtetërorë shpenzimet kishin vlerën  526 milionë e 311 mijë euro.

Vlerë më të lartë të shpenzimeve për paga dhe rroga shënohen në vitin 2017.

Nga viti 2015 deri në vitin 2017 shpenzimet u rritën për 24.4 milionë.

Diferenca më e madhe e kësaj rritjeje vërehet në vitet 2015 dhe 2016 për 18 milionë e 520 mijë euro por edhe 5 milionë e 918 mijë euro më tepër iu shtuan shpenzimeve për paga më 2017.

Sipas analizës rezulton se për çdo muaj në Kosovë do të duhej të siguroheshin prej 44 deri në 46 milionë euro për kompensimin e punonjëseve shtetërorë për punën e bërë.

Për një ditë në Kosovë i bie që u shpenzuan prej 1.4 deri në 1.5 milion euro.