Xhavit Haliti | Foto: KALLXO.com

Për Herë të Parë, Kosova me Ulëse në Sallën Plenare të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Sipas një komunikate Xhavit Haliti ka thënë se është hera e parë që delegacionit të Kuvendit të Kosovës i lejohet ulësja në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kosova ka siguruar edhe zyrë për herë të parë brenda një institucioni ndërkombëtar.

“Përpjekjet do të vazhdojnë që Kosova të bëhet anëtare e barabartë me vendet tjera në KE e BE”, thuhet në komunikatë.

“Gjatë sesionit të qershorit presim që të zgjidhet edhe raportuesi i KE-së për Kosovën. Kështu që Kosova do të vazhdojë të jetë temë e përhershme e debateve në AP të KE-së dhe do ketë mundësi edhe më të mëdha që të prezantojë të arriturat demokratike, ashtu siç do përpiqemi që raportet bilaterale në mes të vendit tonë e vendeve anëtare të KE-së dhe atyre me status tjetër të përmirësohen e të bëhen të përhershme”, thuhet në komunikatë.