Për Shkak të Motit, Shkollat e Kosovës Nuk Mbajnë Nesër Mësim

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që nesër, ditë e mërkurë, mësimi nuk do të mbahet në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Ministrisë, Valmir Gashi.

Sipas zëdhënësit, ky vendim është marrë për shkak të motit të lig.

Sipas zëdhënësit të MAShT, ky vendim njëherë përnjëherë do të vlejë vetëm për ditën e nesërme.

Ditëve të fundit, Kosova, por edhe vendet e tjera të rajonit, janë përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me borë.

Sot pasdite në Kosovë kanë filluar reshje të dendura të borës.

Sipas meteorologëve, kjo situatë do të vazhdojë së paku edhe nesër dhe pasnesër.