Pamje nga Prizreni | Foto: Flickr

Për Prizrenin ‘Ndeshen’ PDK e Vetëvendosje

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj do të përballet me kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka për kreun e Prizrenit.

Sipas Demokracisë në Veprim, me 86.76% të të dhënave, në Prizren kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës prinë me 29.66% të votave, i ndjekur nga kandidati i Vetëvendosjes me 22.7%.

Më pas vijnë LDK me 19.8%, AAK me 8.68% dhe Nisma me 8.11%.