Letër Redaksisë

Parimet e Punës

Fjalët kanë rëndësi – ne i kushtojmë vëmendje të veçantë mënyrës se s’i formulohet një pretendim. A është një deklaratë precize? A përmban deklarata fjalë apo fraza lehtësuese?
Konteksti ka rëndësi – Ne kontrollojmë deklaratat në kontekstin e plotë të tyre, komentet e bëra para dhe pas bërjes së deklaratës, pyetjet që e patën si pasojë deklaratën në fjalë si dhe qëllimin që dëshironte të arrinte personi përmes kësaj deklarate.

Barra e dëshmisë – Personat që bëjnë deklarata faktike janë përgjegjës për fjalën e tyre dhe duhet të jenë në gjendje që të ofrojnë dëshmi për t’i mbështetur këto deklarata. Ne do të bëjmë përpjekje që të verifikojmë këto deklarata, por besojmë që barra e dëshmisë bie mbi personin që e bën deklaratën.

Deklaratat mund të jenë të drejta dhe të gabuara – Nganjëherë, ne vlerësojmë deklaratat që përmbajnë dy apo më shumë pohime faktike. Në raste të tilla, ne e vlerësojmë vërtetësinë e të gjithë deklaratës pasi që të shikojmë pjesët individuale të saj.

Koha – Vlerësimi ynë bazohet në kohën kur është bërë deklarata dhe në informacionet që kanë qenë të qasshme në atë kohë.

Përditësimet dhe Korigjimet e Gabimeve

Misioni i KALLXO.com është raportimi i informacionit të drejtë dhe të saktë. Lexuesve dhe palëve të përfshira u rekomandohet që nëse shohin gabime përmbajtjesore në drejtshkrim, gabime teknike apo çfarëdo lloj gabimi tjetër t’i raportojnë ato në redaksinë tonë personalisht, përmes postës në adresën Rr. Afrim Zhitia Nr.7, Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; përmes e-mailit: info@kallxo.com ose përmes telefonave 038/22 44 98 dhe 044/22 44 98.

Shkresat dhe reagimet eventuale ndaj publikimeve tona do të publikohen në rubrikën “Letër Redaksisë” me përkushtimin tonë që secilin rast të përshkruar më lartë ta trajtojmë brenda 48 orëve duke ofruar përgjigje.

Gabimet e konstatuara në tekste do të evitohen menjëherë, ndërsa në fund të secilit tekst do të jetë e shënuar fusnota e cila tregon se përmbajtja është edituar, së bashku me datën, kohën dhe arsyet e editimit.

KALLXO.com në plotni i përmbahet kodit etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës – KMSHK dhe parimeve të Rrjetit Ndërkombëtar të Fact-checking (IFCN – International Fact-checking Network).