Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - Foto: KALLXO.com

Për Çfarë u Bë Pishman ish-Presidentja Atifete Jahjaga?

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga konsideron se do të kishte bërë disa gjëra ndryshe gjatë mandatit të saj pesëvjeçar.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Jahjaga rrëfeu pendimet e saj lidhur me atë që konsideron se mund të ishin bërë më mirë në pozitën e saj si presidente.

Presidentja e parë grua në Europën Juglindore tha se do të dëshironte të kishte qenë më e drejtpërdrejtë ndaj liderëve të vendit në atë kohë.

“Ndoshta që nuk kam qenë edhe më e drejtpërdrejtë sa i përket liderëve të vendit dhe përfaqësuesve të institucioneve kur ishte dhe ka qenë interesi i vendit”, tha Jahjaga.

Ajo megjithatë konsideron se nuk ka qëndruar joaktive sa ishte presidente e Kosovës.

“Unë në maksimum kam ushtruar kompetencat dhe obligimet e mija kushtetuese dhe ligjore”, deklaroi Jahjaga.

Përballë Jeta Xharrës, ish -kreu i vendit flet për disa nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë si presidente dhe detaje të pazbuluara më parë të kohës sa ishte në udhëheqje.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: