Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pengon Vjedhjen me të Shtëna në Ajër

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton se në Fshatin Drejtë në Istog është arrestuar një person pasi ka shtënë me armë në ajër.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër kur ka vërejtur se dy të dyshuar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në shtëpinë e tij” thuhet në raportin policor .

Sipas policisë, i arrestuari ka pranuar të shtënat me armë ndërsa ka thënë se arma ishte e dhëndrit të tij.

“Policia ka konfiskuar armën me të cilin dyshohet se është shtënë në ajër nga i arrestuari”, vijon njoftimi në raportin policor.

I arrestuari pas intervistimit është liruar.

KALLXO. ka shkruar edhe për raste tjera të të shtënave me armë. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.