Gjykimi i Besnik Ukshinit | Foto: KALLXO.com

Pendohet i Akuzuari për Bashkim me ISIS-in

Besnik Ukshini, i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste e pranoi fajësinë në gjykatë.

Besnik Ukshini kur u pyet nga gjykatësi se si ndihet në lidhje me veprën penale për të cilën akuzohet, shfaqi pendesë dhe e deklaroi veten fajtor.

NDËRLIDHUR

“Po, e pranoj fajësinë dhe pendohem për veprën penale të cilën e kam kryer”, Tha Besnik Ukshini.

Besnik Ukshini akuzohet se në periudhën kohore nga muaji korrik 2014 deri në fund të muajit nëntor 2014 ka marrë  pjesë në veprimtarinë e grupeve- organizatave terroriste që veprojnë në konfliktin e armatosur në Siri.

Në aktakuzë sqarohet edhe mënyra se si shkoi në Siri Ukshini.

“Së bashku me Basri Sylejmanin kanë kaluar pikën kufitare në Vërmicë me datën 11.07.2014, kanë udhëtuar përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë në linjën ajrore Tiranë-Stamboll ku prej Stambollit më pas kanë vazhduar me linjën ajrore Stamboll- Gaziantep për të shkuar me kombibus drejt kufirit sirian”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës Ukshini pastaj në territorin e Sirisë kreu stërvitje ushtarake.

“Pas një udhëtimi dy orësh kishin mbërritur në qytetin Jarabulus në shtetin e Sirisë ku ishin vendosur në një objekt që menaxhohej nga organizata ISIS për të shkuar pastaj në një qendër stërvitore të po kësaj organizate me qëllim të kryerjes së stërvitjeve ushtarako-fizike dhe përdorimit të armëve në afërsi të qytetit Ar Raqqah në shtetin e Sirisë”, tregohet në aktakuzë.

Në aktakuzë përshkruhet qartë edhe vendi ku i akuzuari veproi në Siri.

“Gjatë qëndrimit në Siri i akuzuari kishte shërbyer në një spital që i takonte një organizate terroriste të lartcekur dhe i njëjti ishte pajisur me armë dhe municion”, shpjegohet në aktakuzë.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për këtë proces gjyqësor.

http://kallxo.com/rruga-e-te-akuzuarit-per-terrorizem-nga-kosova-ne-siri/

25 Korrik 2017 - 09:05

Agita Muhadri 25/07/2017 - 09:05
NDËRVEPRIMI0

Pendohet i Akuzuari për Bashkim me ISIS-in

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend