Pendimi i të Dënuarit për Terrorizëm, Slobodan Gavriq

Në intervistën dhënë për “Drejtësia në Kosovë”, Gavriq ka folur se si ka  hyrë në Kosovë, cili ishte roli i tij në sjelljen e 12.2  kilogramëve eksploziv. Ai ka shpjeguar momentet kur është kapur nga policia dhe arsyet pse e kishte sjellë eksplozivin në Kosovë.

Gavriq ka deklaruar se ishte hera e parë që ai kishte hyrë në Kosovë dhe kishte hyrë në mënyrë legale.

“Asnjëherë në jetë nuk kam qenë në Kosovë. Fatkeqësisht, për herë të parë me atë rast i cili është shumë i keq, edhe për mua… Shumë i keq. Pra, kjo ardhja ime e parë ka sjellë pasoja katastrofale për mua, por gjithsesi edhe pasoja shumë të rënda në kuptimin e publikut, i cili është shqetësuar, për çka mua me të vërtetë më vjen keq që me veprimet e mia e kam shqetësuar edhe opinionin publik në Prishtinë, edhe opinionin publik në Kosovë dhe në shtetet përreth, pa asnjë qëllim që kjo të ndodhë”, ka thënë i dënuari për terrorizëm Sllobodan Gavriq.

Ai ka thënë se synimi i tij ka qenë që të behej këmbimi i dërgesës në qendër të Prishtinës, por ishte kapur nga policia para se të ndodhte kjo.

Siç dihet Slobodan Gavriq, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2014 në Prishtinë, ai ishte kapur derisa po barte në automjetin e tij 12.2 kilogramë eksploziv për të cilin kishte dyshime se po planifikonte ta shpërthente në Prishtinë.

Intervistën e plotë me Slobodan Gavriq mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: