Presidenti Hashim Thaçi u takua në Podgoricë me zv.presidentin e ShBA-së Mike Pence - Foto: Facebook

Pence: ShBA Përkrah Dialogun Kosovë-Serbi

Siç raporton rtv21.tv, Pence tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përkrahin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve e për fqinjësi të mirë.

Sipas tij, ShBA është mirënjohëse për luftimin e terrorizmit dhe përgëzon suksesin në parandalimin e sulmeve terroriste të planifikuara në territorin e Shqipërisë, të Maqedonisë e të Kosovës.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se pas takimit me zëvendëspresidentin amerikan ka marrë prej tij zotimin se ShBA-të do të angazhohet që të eliminohen të gjitha pengesat që Kosova të bëhet anëtare e plotë e NATO-s. /21Media