FOTO ILUSTRIM

Pejë, digjet një shtëpi dhe një depo

Në dy raste të ndryshme, gjatë ditës së djeshme në Pejë janë djegur një shtëpi dhe një depo me dru, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Ankuesi shqiptar ka raportuar se shtëpia e djalit të tij dhe një objekt përcjellës, në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri. Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Në rrugën “Ardian Kelmendi” raportohet se është djegur një depo e druve.

“Ankuesi shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është vënë zjarri një depoje me dru për djegie. Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 700 Euro, nuk ka të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.