Valdete Idrizi, foto: Facebook

PDK Zgjedh Një Grua në Garën Për Mitrovicën

Aktivistja e shoqërisë civile, Valdete Idrizi do të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës.

Ajo e ka konfirmuar këtë për KALLXO.com duke se thënë nga sot ka filluar përgatitjet.

“Unë mund ta konfirmoj që jam kandidate për Mitrovicën, pak më herët e kam deponuar edhe dorëheqjen nga CIVIKOS dhe nga të gjitha aktivitetet,  me këto punë jam marrë sot gjithë ditën”, tha Idirizi për KALLXO.com

Ajo thotë se i ka hyrë kësaj gare për të fituar.

“Nuk hyj në garë veç me provu, unë kam hy në garë me fitu”, tha ajo.

Në vitin 2008, Idrizi kishte marrë çmimin për gratë e guximshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit.