Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së | Foto: KALLXO.com

PDK Thyen Heshtjen Zgjedhore

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci ka thyer heshtjen zgjedhore në konferencën e parë që kjo parti pati pak minuta më parë.

Deklaratën e Stavilecit e cilësoi shkelje ligjore Adnan Merovci, kreu i Komisionit të Pavarur për Media.

“Ligji për zgjedhjet [e përgjithshme] tekstualisht thotë: neni 52, asnjë person ose medium nuk publikon ose transmeton çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës. Çka është material i këtij aktiviteti: tubime, thirrje për votim në aspektin partiak, shpalim programi, çdo gjë që mund të ketë konotacionin e tillë”, tha Merovci.

Më tutje Merovci tha se mediet nuk mund të dënohen për diçka që jepet live, pasi nuk e dinë se çfarë do të flitet aty.

“Kjo është shkelje, por media që është live si mund ta dijë çka po fol ai qe flet [i referohet Blerand Stavilecit]. [Media]nuk mund të sanksionohet për diçka që jepet live. Nëse kjo çështje ritransmetohet, ju bëni po ashtu shkelje ligjore”, tha Merovci për RTV21.

Sipas nenit 52 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme “asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve”.

Ndryshe në këtë konferencë PDK nuk e mohoi faktin që anëtarët e partisë së tyre janë akredituar duke përdorur një OJQ.

Për këtë akreditim KALLXO.com shkrpi sot.

http://kallxo.com/pdk-nuk-e-mohon-skandalin-e-vezhguesve/

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2544