PDK: Sulmi ndaj Xharrës prej Atyre që u Pengon Demokracia

PDK-ja, partia ku Arbana Xharra aderoi katër ditë më parë, ka reaguar pas sulmit në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj saj.

“Sulmet qyqare dhe tinëzare ndaj një nëne, një gruaje dhe një gazetareje dhe aktivisteje publike, janë sulme të atyre që u pengon demokracia”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Kjo parti sulmin e konsideron përpjekje për shuarjen e guximit.

“Përdorimi i dhunës si mjet politik, në këtë rast për të shuar guximin e atyre që ngrehin zërin kundër të keqes, ose edhe për të penguar bashkimin e të tjerëve në luftimin e saj, është një akt barbar dhe i patolerueshëm në një shoqëri demokratike”, konstaton PDK-ja.

Ajo kërkon nga organet e rendit që urgjentisht ta zbardhin sulmin ndaj Xharrës.

KALLXO.com shkroi sot për daljen e Arbana Xharrës nga QKUK-ja, pas trajtimit mjekësor që mori aty.

http://kallxo.com/arbana-xharra-del-nga-spitali/