PDK Nis Zgjedhjet e Reja

Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur zgjedhjet e brendshme. Këtë e ka bërë të ditur përmes një konferencë për media, nënkryetari i saj, Enver Hoxhaj.

“Kryesia ka diskutuar për dy tema kyçe. Si PDK kemi vendosë që në vitin 2018 me i mbajt zgjedhjet. Kjo konferencë e hap procesin e zgjedhjeve, një proces që fillon në ditët dhe javët e ardhshme dhe do të përmbyllet në fund të vitit 2018”, tha Hoxhaj gjatë konferencës.

Ai ka folur edhe për ndryshime në PDK, që sipas tij duhet të krijohet një strategji politike që i jep rëndësi ekonomisë, rinisë e kulturës në Kosovë.

“Kemi diskutu edhe për ndryshimin e statutit të PDK_së për të parë se cka duhet të ndryshohet. Zgjedhjet e reja nënkuptojnë një hapje të mirëfillt të partisë ndaj shoqërisë, ndaj gjitha moshave, ndaj gjitha gjinieve dhe ndaj cdo pritje që e ka dikush në PDK. Reforma do të jetë e madhe e thellë, do të përfshirë të gjithë shtesat në ndryshim”, th anë mes tjetash Hoxhaj.