PDK në Skenderaj Përkrah Kandidaturën e Bekim Jasharit

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Blerand Stavileci tha në një konferencë për media se PDK i jep mbështetje të plotë kandidaturës së Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt.

Stavileci tregoi po ashtu edhe emrat e kandidatëve për kryetar të Prishtinës, që është Lirak Çelaj, të Prizrenit – Shaqir Totaj, të Pejës – Sabiha Shala, Gjakovës – Hajdar Beqa, etj.

Po ashtu, ai theksoi se nga kandidatët për kryetarë të komunave janë tri femra: Sabiha Shala (Pejë), Valdete Idrizi (Mitrovicë), Gonxhe Qaushi (Mitrovicë e Veriut).

Ndërsa, kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha më herët se 80 për qind e kandidatëve të kësaj partie që garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit do të jenë emra të rinj.